Shukri Bejta merr ftesë të detyrueshme për paraqitje në Gjykatën Speciale

15:48 | 20 Tetor 2024
E.H

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka udhëtuar në Hagë me ftesë të detyruar të paraqitjes në Dhomat e Specializuara.

Kështu bëri të ditur Bejta me anë të një postimi në Facebook ndërsa beson në luftën e pastër të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, transmeton Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë!

Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshiren time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë.

UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.

Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës.

Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarsinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen

padrejtësisht në burg.
Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme