Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se gjendja e furnizimit me ushqim për FSK-në është shqetësuese.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj, përcjell Arbresh.info.
“Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj”, shkroi Tahiri.
“Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie. Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, u shpreh tutje Tahiri./Arbresh.info
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...