Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reagaur pas shtyerjes së regjistrimit të popullsisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këtë e kishte paralajmëruar, shkruan Arbresh.info.
“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti.”, tha ai.
Tutje, kreu opozitar thotë se shtyrja e regjistrimit për herë të tretë dëshmon paaftësinë e kësaj qeverie.
“Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, tha ai.
Ndryshe, sot në mbledhjen e 174-të të Qeverisë, është marr vendim që regjistrimi i popullsisë të bëhet nga 5 prill deri me 17 maj 2024./Arbresh.info/
Shtyhet përsëri regjistrimi i popullsisë, vendoset për datën 5 prill
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030