Shtypi serb kohëve të fundit ka vënë theksin lidhur me deklaratat e Ranush Haradinajt, liderit të AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër të Kosovës.
Ndër deklaratat më provokuese, shtypi serb tani radhit atë për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Tutje, në shtypin serb thuhet se Haradinaj do të përpiqet që t’i bind përfaqësuesit serbë për formimin e ushtrisë së Kosovës, ngase kjo është edhe në interesin e tyre.
“Por, nëse kjo nuk arrihet, ne do të gjejmë rrugë tjera në formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila do të arrihet Brenda 90 ditë të qeverisjes”, mësohet të kenë cituar mediat serbe intervistën e Haradinajt dhënë RTK-së.
Brenda kësaj periudhe, do të arrihen të realizohen edhe çështjet tjera si reforma në gjyqësi, si dhe marrëveshja e demarkacionit, që Kosova të mund të marrë liberalizimin e vizave, mësohet të jetë cituar nga mediat serbe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas Haradinajt, serbët që mendojnë dhe vendosin pa ndërhyrjen e Beogradit, do të votojnë për formimin e ushtrisë, që është edhe në interesin e tyre.
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...