Telegrafi më poshtë ua sjell pjesë të shkrimeve të mediave austriake, të përgatitura nga historiani Agim Zogaj. Fjala është për demonstratat në Kosovë që ndryshe ndër shqiptarë njihen si “demonstratat për flamur”. Në atë kohë, Kosova e pa krah kudo në botë njihej sipas mënyrës se si quhej nga serbët, “Kosovë e Metohi” apo shkurt “Kosmet”.
1. SHKRIMI I GAZETARES CHRISTINE FON KOHL, NË DITOREN “DIE PRESSE” TË AUSTRISË, MË 9 DHJETOR 1968: SERBËT THONË:” TË GJITHË SHQIPTARËT DUHET SHPËRNGULUR NË SHQIPËRI”!
Në bazë të raporteve të fundit për trazirat e përgjakshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, tetë demonstruesve u është shqiptuar dënimi për thyerjen e ligjeve për rendin publik, kurse tetë tjerë, për shkak të kryengritjes dhe aktiviteteve armiqësore kundër shtetit do të vihen para gjyqit. Për katër të tjerë po zhvillohen gjurmimet për tu kapur. Nëntë të lënduar ende janë të shtrirë në spital, ndër të cilët janë edhe tre policë.
Qëndrimi zyrtar jugosllav në lidhje me këto ngjarje dëshmon se fjala është për elementë irredentistë, për provokatorë të cilët e kanë mbledhur një grup të vogël të intelektualëve dhe kanë bëtë trazira, pakënaqësi dhe kryengritje në rrugë. Këto komente i dha pikërisht udhëheqja e studentëve të Kosovës dhe Metohisë, kryesia e Komitetit Krahinor të Partisë komuniste, Qeveria e krahinës dhe Lidhja socialiste. Mirëpo edhe më tej nuk flitet drejtpërdrejt për këtë. Janë brohoritur parulla anti-jugosllave, antisocialiste, shoviniste dhe reaksionare, mirëpo nuk është precizuar se si janë quajtur ato.
Kërkesat, si duket nga ngjarjet dhe reaksionet janë të shumëfishta. Së pari, qarqet e caktuara nga grupet e kombësisë shqiptare, e cila në këtë krahinë përbërnë 77,2 për qind të popullsisë, shtrohet kërkesa që kjo krahinë të bëhet republikë në veti. Në lidhje me këtë ka qenë fjala për republikën e shtatë të federatës jugosllave, kurse nga ana tjetër për kërkesën e të drejtës në vetëvendosje për republikë të pavarur e cila do t’i bashkohej Shqipërisë. Se cila kërkesë del nga cila grup, në raporte dhe në komente deri më tani nuk është theksuar. Së dyti, si duket fjala është për nxitjen e trazirave ndër elementët të cilët kanë bartës të politikës serbomadhe nga pjesa e banorëve serbë të Krahinës.
Kur në Plenumin e Katërt të LKJ-së, qershor 1966, erdhi deri te rrëzimi i nënkryetarit të atëhershëm Aleksandar Rankoviqit, në të njëjtën kohë erdhi deri te gjykimi i politikës së tij antishqiptare. Me largimin e tij dhe me eliminimin e metodave të përdorura në udhëheqjen e politikës së tij të punëve të brendshme, sigurisht se nuk janë zgjidhur elementet të cilat e kanë përjashtuar kombin shqiptar dhe kombesit tjera nga udhëheqja e politikës liberale. Në sytë e tyre u është dhënë liria që kur u dha shqiptarëve e drejta në përdorimin e flamurit kombëtar, të eksponojnë tendenca të tyre nacionaliste.Është simptomatike se te një numër i serbëve, në shenjë reakcionit ndaj ngjarjeve të këtushme mund të dëgjohen deklarimet se: “Ekziston vetëm një zgjidhje, e kjo është që shqiptarët t’i shpërngulim në Shqipëri”.
Shqiptarëve brenda dhe jashtë Jugosllavisë si dhe reaksioneve emocionale nga radhët e banorëve dhe forcave konzervative të Partisë komuniste, u është drejtuar shefi i ri i partisë Marko Nikeziq, me rastin e apostrofimit të këtyre ngjarjeve:” Duhet të na jetë e qartë, se këto vështiresi nuk do të na pengojnë që të zhvillojmë demokracinë socialiste dhe të ndërmarrim hapa të mëtutjeshëm që të gjithë qytetarët e Jugosllavisë të fitojnë të drejtat dhe mundësitë e barabarta në realizimin e të drejtave të tysre në liri të plotë. Nga ana tjetër, duhet të jetë e qartë se vendi ynë mbrohet nga çfarëdo përpjekje për thyerjen e unitetit qoftë nëse vijnë nga jashtë ose nga brenda”.
2. SHKRIMI I GAZETARIT MANFRED SCHOJH NË “AC POLITICA”, MË 10 DHJETOR 1968: SHQIPTARËT E KOSOVËS KËRKOJNË REPUBLIKËN E VET
Një i vrarë, pesëdhjetë të lënduar- në mesin e të cilëve dhjetë policë që gjenden në shërim e sipër – kurse në burgje dhjetëra persona e madje edhe proces gjyqësor: ky është bilanci i trazirave proshqiptare të cilat shpërthyen në Krahinën Autonome të Kosovës e Metohisë (Kosmet ) kah fundi i nëntorit, në vigjle të festës nacionale jugosllave dhe që kanë shokuar qeverinë beogradase.
Në konferencën për shtyp , disa ditë pas këtyre ngjarjeve, Tito u ngut, me shpjegim jo të qartë që fajin për këtë tua përshkruaj veprimtarisë së spiunazhit nga bota e jashtme, mirëpo shefi i qeverisë jugosllave politikisht është aq i mençur dhe i vet[dijshëm që të kuptoj se nxitja e drejtperdrejt për këto ngjarje nuk është edhe shkaku i vërtetë.
Megjithatë, Tito ishte ai i cili para gjysmë viti në një fjalim në kryeqytetin e Kosmetit, Prishtinë, në mënyrë kritike ka analizuar situiatën në këtë krahinë e banuar me më shumë se dy të tretat me shqiptarë.
ZHVILLIMI I KËSAJ KRAHINE
Është e padiskutueshme se qeveria jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore ka bërë mjaft në zhvillimin e kësaj krahine, mirëpo dallimi në raport me republikat e ” pasura” të Kroacisë, dhe Sllovenisë,- një nga problemet më të mëdha në Jugosllavi – edhe më tej ekziston.
Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë sot ka saktë një milion banorë. Ajo shtrihet në lindje të Shqipërisë dhe përfshinë krahinën e Metohisë, kurse në lindje të kësaj shtrihet Fusha e Kosovës në të cilën në vitin 1389 është zhvilluar lufta e përgjakshme e ushtrisë shqiptaro – serbe kundër Turqisë e cila me shekuj ka sunduar Ballkanin. Kosmeti është pjesë e republikës federale të Serbisë, mirëpo ka të drejtat autonome, madje edhe shkollimin e lartë të zhvilluar prej nga edhe kanë filluar trazirat ( si në tallje këtu tuhet se është dëm pse Prishtina nuk ka pasur universitet para tridhjetë vjetëve).
JO VETËM RANKOVIQI
Edhe pse disa vite më parë ishte premtuar futja e gjuhës shqipe madje si gjuhë e dytë e barabartë në administratë dhe jurisprudencë, në këtë plan nuk është shkuar me konsekuencë. Mirëpo, për shumë pakënaqësi dhe përpjekje të imponimit të kombit serb fajtor janë represionet e policisë së fshehtë të grupit të Rankoviqit, mirëpo duket se situata as pas rënies së Rankoviqit nuk ka ndryshuar rrënjësisht.
Në Jugosllavi sot jetojnë 920,000 shqiptarë (pra gati një e treta e të gjithë shqiptarëve sa janë sot), kurse nga ky numër 70.000 jetojnë në Kosmet. Në Prishtinë merret si argument se Mali i Zi me gjysmë milioni banorë e ka republikën e vet (kurse nuk e ka gjuhën e vet) se është e drejtë që edhe Kosmeti të jetë anëtari i shtatë i barabartë i Jugosllavisë, krah Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
FRIKA NGA IRREDENTA
Edhe pse Tito ka shënuar sukses të rëndësishëm në evitimin e nacionalizmit serbomadh, pa dyshim se ekziston edhe frikë e caktuar që, me fitimin e elementeve të shtetësisë, Kosmeti do të bënte hapin e parë në bashkimin e Shqipërisë. Në trazirat në Prishtinë janë dëgjuar edhe kërkesa të tilla, edhe pse realizimi i një, sot ideje të tillë joreale, do të kishte vetëm pasoja të dëmshme ekonomike. Ndjenjat nacionale, ndryshe, siç dihet, shpesh nuk i marrin parasysh faktet e tilla reale. Për shqiptarët, te të cilët edhe ashtu vetëdija nacionale është zgjuar më së voni në Ballkan, kjo mund të jetë e dhimbshme, sepse kufijtë e shtetit shqiptar janë zgjeruar edhe në këto hapësira në vitet e okupimit italian, dhe disa muaj pas kapitullimit të Italisë, pra në kohën e qeverisë kuislinge të Hitletit,1941 – 1945.
A LIDH FRIKA E PËRBASHKËT
Pengesa më e madhe për realizimin e dëshirës së banorëve të Kosmetit për autonomi më të madhe, janë marrëdhëniet kaherë të këqia ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Prej kur që planet e Titos për krijimin e federatës ballkanike, kundër të cilave ishte Stalini, kanë dështuar edhe me daljen e Jugosllavisë nga Informbyroja, Tirana ishte eksponent besnik i kundërshtarëve komunistë të Jugosllavisë: së pari Stalinit, e më pastaj, pas periudhës kalimtare të përmirësimit të marrëdhënieve në kohën e Hrushqovit, me Pekinin, shkruan Telegrafi.
Duke pasur parasysh intervenimin në Çekosllovaki, në Jugosllavi dhe në Shqipëri ekziston frikë e përbashkët nga invadimi rus, ky fakt mjafton që të vie deri te përmirësimi i ri i marrëdhënieve, mirëpo duke pasur parasysh qëndrimin e Kinës ndaj Shqipërisë e cila këtu paraqitet si “reformatore” është pikëpyetje e madhe a do të vijë e kjo.
3. SHKRIMI I LUDWIG MARTONIT NË “DIE PRESSE” MË 27 DHJETOR 1968
Pas fjalëve pajtuese të cilat mareshali Tito i tha menjëherë pas trazirave në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës dhe Metohisë, se këto ngjarje nuk duhet dramatizuar, se atje “nuk ka ndodhur asgjë tragjike” – Beogradi zyrtar ka dhënë në të kuptohet se këto trazira janë nxitur nga jashtë. Incidentet më të reja nga dhjetori, të cilat kësaj here ndodhën në Tetovë, duke shkaktuar gjashtë të lënduar, tregojnë se këto ngjarje në këtë pjesë të Jugosllavisë vështirë se do të mund të nënçmohen për kohë të gjatë e as që do të mund të shpjegohet si ngjarje ” të iniciuara nga jashtë”. Ato janë prodhim i lëvizjeve sociale dhe nacionale, lëvizje këto rrënjët e të cilave prekin shumë më thellë se sa është Beogradi i gatshëm t’i pranojë…
Derisa nacionalitetet e caktuara jugosllave me fitimin e autonomisë më të madhe ishin të kënaqura në këtë kuptim de se ashtu kanë mundur të kyçen në bashkësinë shtetërore,nga ana tjetër pakica shqiptare nuk ka paraqitur faktor aq të rëndësishëm në mënyrë që edhe për te të mund të ishte krijuar një republikë e veçantë. Në të vërtetë, shqiptarët përbëjnë rreth 70% të banorëve të krahinës, mirëpo numri i tyre megjithatë sillet në vetëm 700.000.
Tek ata po ashtu, përveç kësaj, nuk ka ekzistuar tendenca historike për krijimin e shtetit të tyre ashtu si ishte rasti me serbët, kroatët, dhe malazezët. Së fundi, edhe për ta si dhe për nacionalitetet tjera në Jugosllavi, vlejnë parimet e ligjit për barazinë absolute. Nëse kjo në Kosovë ka mbetur formulë në letër, shkaqet duhet kërkuar në radhë të parë te vet shqiptarët.
Shkaqet e trazirave të fundit, të cilat këtu po bëhen latente, gjenden në radhë të parë në marëdhëniet e këqia midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe aq më parë në nacionalizmin e shumë theksuar shqiptar. Në këtë plagë qëllon propaganda nga Tirana dhe e mcila me çdo kusht synon që këtë nacionalizëm ta forcoj edhe më tepër. Kjo propagandë, veçmas po fiton terren tek shtresa e vogël e intelegjencës shqiptare në Kosovë. Nga ana tjetër ajo po ashtu shpie edhe në rrugën tjetër të vervër:bashkimin e kësaj krahine Shqipërisë- që do të duhej të ishte arsye kryesore e propagandës shqiptare- e që ka hasur në kundërshtim ë rreptë të Beogradit….
Burrështetasit siç është Tito, të gjitha këto momente nuk do të duhej të mos i ishin të njohura, kur ngjarjet në Kosovë i vlerëson si ngjarje të cilat nuk janë tragjike. Në Beograd, herët ose vonë do të vendosin për atë që shqiptarëve tu krijiohet republika e shtatë jugosllave. E vetmja që i detyron në këtë, është koha sepse edhe përkundër pamjes së re, megjithatë Tito është i vjetër, 76 vjeçar. Ai vet do të kishte autoritet të mjaftueshëm që çështjen ta vendos aty ku duhet para se të fillojnë luftërat rreth trashëgimisë së tij të cilat në bazat e tyre do të mund të luhatnin shtetin e fundit shumënacional.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...