Kështu e ka përmbledhur punën e bërë në vitin që lamë pas, Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Bytyqi në intervistën dhënë arbresh.info ka thënë se arsimi në Kosovë vite me radhë është përballur me shumë probleme.
“Sistemi arsimor në Kosovë ka vite që është duke u përballë me shumë probleme dhe gjendje jo të mirë, mbi këtë bazë edhe filluam punën duke ditur se ka nevojë për hapa konkret. Kemi pas shumë angazhime, pune por ka pas edhe sfida që kemi has”, ka thënë ai.
E i pyetur për hapat që MASHT ka ndërmarrë gjatë 2018-es në përmirësimin e cilësisë, Bytyqi ka përmendur disa që sipas tij kanë rëndësi të veçantë.
“Kemi ndërmarrë hapa konkret për shumë probleme të viteve të kaluara, nostrifikimin diplomave të studenteve, eliminimi i pritjes së gjatë dhe shndërrimi në maksimumi 60 ditë. Në vitin 2018 kemi arritur t’i shqyrtojmë mbi 2 mijë lëndë ndërsa kur kemi marrë ministrinë kemi gjetur mbi 1 mijë e 300 lëndë. Kemi bërë përgatitje të mira për testin Pisa dhe jemi optimistë për rezultate më të mira, kemi ven një gjuhë të mirë të komunikimit me nivelin lokal. Kemi ngrit mbi 200% bursat për studentët tanë të Universitetet publike. Të gjitha vendimet qe i kemi ndërmarrë gjatë këtij viti kanë pasur vetëm një qëllim, ngritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë ai.
Ndërsa mos realizimin e planit, Bytyqi e ka justifikuar me mungesë buxheti.
“Disa objektiva që i ka Plani Strategjik për Arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021, që për shkaqe të buxhetit jemi detyruar ti largojmë nga plani vjetor. Disa projekte të tjera me rëndësi që do të na qonin në ngritjen e cilësisë në arsim siç është mësimi tërë ditor por që pas analizës që kemi bërë ka dalë se jemi mungesë të madhe në shkolla dhe na duhet një kosto e madhe për t’i mbuluar mungesat”, ka shtuar ai.
I pari i MASHT në intervistën dhënë arbresh.info ka thënë gjithashtu se rekomandimet e nxjerra nga raporti i fizibiliteit duhet të zbatohen.
“Ne kemi përfunduar raportin e fizibilitetit të Universiteteve Publike dhe ka dalë se gjendja nuk është e mirë ndërsa janë dhënë dy rekomandime, reduktimi i Universiteteve edhe profilizimi i Universitete publike. Ky raport i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe komisionit për arsim, ne jemi që të zbatohet njëra nga këto rekomandime por që nuk është në përgjegjësinë tonë”, ka thënë ai.
Bytyqi ka thënë gjithashtu se është punuar edhe në arsimin profesional.
“Këtë vit kemi pas një bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për në të ndihmuar, i kemi identifikuar shkollat dhe na ka dalë që shumë shkolla profesionale nuk i kanë programet me kërkesat e tregut të punës dhe në këtë bazë jemi duke ndërtuar standardet profesionale që janë në përputhje me tregun e punës dhe besojmë që fillim viti i ardhëm do të na gjej me së paku 15 standarde të reja profesionale dhe më pas do të ndërtohet dhe pjesa kurikulare që do të u ofrohen shkollave profesionale e që do të jenë të nevojshme që nxënësit në moshën 18 vjeçare të jenë të gatshëm për tregun e punës”, ka shtuar ai.
Ndërsa rreth shkollimit të minoriteteve pakicë, Bytyqi ka thënë se ngritja e vetëdijes për shkollim mbetet problemi kryesor.
“Me komunitete është duke u bërë një punë e mirë, janë ndërtuar disa qendra që kanë ndikuar pozitivisht edhe të të rinjtë edhe familjet që ngritjen e vetëdijes për shkollim, kemi ndarë disa burse dhe ka qenë një stimulim për këtë shkollim. Ajo çfarë mbetet është rritja e vetëdijesimit te familjet për rendësin për shkollim”, ka deklaruar ai.
E për rritjen e buxhetit për MASHT, Bytyqi ka thënë se e kanë kërkuar nga kryeministri por që nuk i mbulon të gjitha objektivat e 2019-es.
“Është bërë një punë e mirë për vetëdijesimin e përgjithshëm për probleme që ekzistojnë në sistemin arsimor, ka qenë viti që më së shumti ka pas debat për arsimin është një shenj pozitive por duhet të dimë se gjërat në arsim nuk ndryshojnë menjëherë, duhet të presim me vite që të shohim rezultatet. Që nga nëntori i vitit të kaluar MASHT, GIZ dhe partneret ndërkombëtarë kanë nisur një fushatë që ka pasur për qëllim arsimin më të mirë në vend e që është quajtur “arsimi në dorën tënde” dhe është bërë ftesë që të marrin pjesë, kemi arritur të mbledhim mbi 124 mijë nënshkrime e që i është dorëzuar kryeministrit për rritje të buxhetit. Rritja nuk do të i mbuloj të gjitha objektivat që janë paraparë në PSAK dhe objektivat tjera por shpresoj që partnerët ndërkombëtare do të na ndihmojmë”, ka thënë Bytyqi.
E ministri i arsimit ka folur edhe për planin që pritet të realizohet gjatë 2019-es.
“Gjatë punës tonë në 2018-es jemi angazhuar për të identifikuar gjërat kryqe që duhet t’i bëjmë në sistemin e arsimin. Në 2018-en ka filluar matja e performances së mësimdhënësve që hap mundësinë e zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve dhe ngrit cilësinë në arsim. E gjatë kësaj kemi identifikuar katër shtylla kyçe që duhet lëvizur në drejtimin e përmirësimit të gjendjes e që duhet punuar në vitin 2019. Shtylla e parë është ndryshimi i metodës së mësimdhënies, nga metoda klasike në metodën moderne. Shtylla e dytë që unë konsideroj më e ndjeshmja është qeverisja e shkollave, në kemi konstatuar se kemi shkolla te politizuara dhe ne gjatë 2019-es do të punojnë në zgjedhjen e re të komplet menaxhmentit të shkollave. Shtylla e tertë ka të beje me monitorimin në një formë ndryshe të shkollave, një qasje tjetër e inspektorëve të arsimit, rritje e bashkëpunimit mes inspektorëve me mësimdhënës dhe shtylla e katër ka të bëjë me rritjen e artereve pjesëmarrës në sistemin arsimor, te prindërit që ta luajnë një rol shumë më të rëndësishëm në përditshmërinë në shkolla”, ka përfunduar Bytyqi./Agnesa Çitaku/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...