“Shtylla jonë e familjes”, urimi special i Prindonit për Presidenten në ditëlindjen e 42’të

10:37 | 17 Maj 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42-të.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk ka se si të mungoj edhe urimi i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.
Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, ku ka publikuar edhe një foto ku shihet Osmani me vajzat duke fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes.

“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë! “, shkroi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme