Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Zyra e kryediplomatit kosovar, bënë të ditur se kjo vizitë ku ishin paraparë takime të Pacollit me homologen e tij suedeze, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.
Vizita në Suedi e shefit të diplomacisë kosovare ishte planifikuar të zhvillohej në kuadër të turneut diplomatik të tij në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...