Google ADS

Shtyhet shitja e aseteve NSH NBI Rahoveci

17:23 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka shtyrë shitjen e njësisë NSH NBI Rahoveci, prona në Xërxë 7.

Sipas AKP-së, ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 52. Njësia nr. 105 , që do të mbahet me datë 25 nëntor 2019, ndërsa tërheqja e përkohshme është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Kadastrit të Komunës së Rahovecit për sqarime kadastrale.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme