Sërish është shtyrë votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).Ky votim, ishte paraparë të bëhej në mbledhjen e së enjtes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shtyrjen e votimit e ka konfirmuar zyrtari për informim në KPK, Bedri Gashi, por që nuk janë dhënë arsye pse ka ndodhur një gjë e tillë.Ndryshe, kjo është hera e dytë që po dështon të votohet Kryeprokurori i ri i PSRK-së.
Njëjtë kishte ndodhur edhe në mbledhjen e mbajtur më 10 prill, ku një proces i tillë ishte shtyrë për një datë tjetër, për arsye se KPK-ja kishte aprovuar kundërshtimet e dy kandidatëve që nuk ishin nominuar për fazën finale, Atdhe Demaj dhe Armend Hamiti.
Në atë mbledhje, KPK-ja kishte kërkuar nga Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve që ta arsyetonte më shumë raportin ku kishte rekomanduar për këtë post, ish-kryesuesin e KPK-së Blerim Isufaj dhe prokurorin Haki Gecaj.
Pasi që KPK-ja kishte kërkuar plotësimin e raportit, Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve, edhe në herën e dytë ka rekomanduar për votim kandidatët Haki Gecaj dhe Blerim Isufaj, duke mos ndryshuar asgjë sa i përket poentimit.
Kryetari i këtij komisioni, prokurori Besim Kelmendi, para pak ditësh, kishte thënë për “Betimi për Drejtësi” se raporti është plotësuar sipas kërkesës së KPK-së dhe ai u është dërguar palëve.
Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve për Kryeprokuror të ri të PSRK-së, edhe në herën e parë kishte rekomanduar ish-kryesuesin e KPK-së, Blerim Isufaj, të cilin e kishin vlerësuar me 40.1 pikë, kurse Haki Gecaj, ishte vlerësuar me 42.9 pikë.
Kurse, dy kandidatët që nuk kishin kaluar në fazën finale, Atdhe Demaj, ishte vlerësuar me 31.8 pikë, ndërsa Armend Hamiti ishte poentuar me 29.2.Deri më tani, pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së e ka mbajtur prokurori Reshat Millaku.
Millaku ishte zgjedhur në krye të PSRK-së më 16 shtator 2016.Zgjedhja e kryesuesit të ri të PSRK-së, është bërë pasi që Millaku është pensionuar me 4 prill të këtij viti, derisa anëtarët e KPK-së janë njoftuar për këtë më 10 prill të këtij viti.
Konkursi për Kryeprokuror të ri të PSRK-së është hapur nga KPK-ja, më 1 mars 2019 dhe është mbyllur më 15 mars 2019.Më 1 mars 2019, në ditën kur ishte shpallur konkursi për kryeprokuror të ri të PSRK-së, KPK-ja kishte miratuar dorëheqjen e Blerim Isufajt nga pozita e anëtarit të KPK-së.
Po ashtu, më 1 mars 2019, KPK-ja kishte themeluar Komisionin për Vlerësimin e Kandidatëve për kryeprokuror të PSRK-së, i përbërë nga kryesuesi Besim Kelmendi dhe anëtarët Drita Hajdari dhe Xhevdet Bislimi.
Më pas, prokurorja speciale Drita Hajdari kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.Në një përgjigje me shkrim nga KPK-ja, për “Betimi për Drejtësi”, thuhej se dorëheqja e Hajdarit është bërë për arsye personale.
Në këtë përgjigje thuhej se anëtarja e komisionit, Drita Hajdari, është zëvendësuar nga anëtari rezervë i këtij komisioni, Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti.Edhe vetë Haxhi Dërguti njëherë kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, por më pas kishte deklaruar se e kishte revokuar dorëheqjen e tij./Betimipërdrejtësi
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...