Shtyhet sërish seanca ndaj Ivanoviqit, shkak vrasja e avokatit nga Mitrovica

14:13 | 3 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Prokuroria Speciale ka shtyrë datën e mbajtjes së seancës për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, e cila ishte paraparë të mbahej sot, raporton Ekonomia Online.

Shkak i kësaj shtyrje është vrasja e njërit prej avokatëve në këtë rast.

Shtyrjen e kësaj seance, e ka konfirmuar avokati i njërit nga të akuzuarit, Musa Damati.

“Seanca e sotme e planifikuar qe te mbahet pranë departamentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin voluminoz të politikanit Ivanoviq, është shtyre për shkak të vrasjes së njërit prej avokateve fatkeqësisht para pak ditësh, i cili ka punuar në këtë rast. Po ashtu arsyeje tjetër është edhe vlerësimi i sigurisë së dëshmitarit anonim i cili ka deklaruar se është i rrezikuar ne seancën e kaluar. Edhe masa e paraburgimit e cila ka ekzistuar për më shumë se 40 muaj në këtë rast për disa të akuzuar është zëvendësuar sot me masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Damati.

Të ngjashme