Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shtyrë për afat të pacaktuar seancën e shqyrtimit fillestar në rastin e 35 policëve të akuzuar për korrupsion.
Kjo gjykatë ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për t`u mbajtur kjo seancë për shkak se në të ka munguar i pandehuri Manojlo Laskoviq me arsyetimin se është i sëmurë.
Katër avokatët e të akuzuarve ishin kundër këtij propozimi, kurse të tjerët pro, njofton Klan Kosova.
Kjo seancë do të mbahet kur gjykata të sigurohet se i pandehuri në fjalë mund të paraqitet në gjykatë gjithmonë brenda afateve ligjore.
Po ashtu, gjykatësi i rastit ka propozuar që të pandehurit e njësisë së Trafikut Rajonal në veri të Mitrovicës të gjykohen veçmas nga të pandehurit e njësisë së trafikut të veriut, për shkak të efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurës.
Edhe Prokurorja Zejnije Kela është pajtuar me kërkesën e gjykatësit, meqë sipas saj Inspektorati i Policisë së Kosovës bashkë me prokurorinë kanë zhvilluar hetime të ndara për veriun dhe jugun.
15 nga 35 policët që u paraqitën sot para kësaj gjykate janë nga jugu i Mitrovicës, kurse 20 të tjerët nga veriu.
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj