Në mungesë të dëshmitarëve, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka vendosur që seanca gjyqësore nda Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, të shtyhet për muajin shkurt.
Po ashtu, kryetari i trupit gjykues bëri të ditur se nga shkurti do të dëgjohen nga tre dëshmitarë në secilën seancë, ndërsa janë gjithsej 13 dëshmitarë që do të dëgjohen në gjykimin ndaj Kobrës.
“Gjykata merr aktvendim që seanca e sotme të ndërpritet ndërsa seancat e radhës janë caktuar me 10,11, 12, 13 shkurt nga ora 9:30. Po ashtu, në seancat e radhës do te dëgjohen nga tre dëshmitarë gjate një seance”, tha gjyqtari. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra” del para gjykatës
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...