Për shkak të numrit të ulët të deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Kosovës i ka mbyllur punimet e sotme, gjë që ka bërë që të mos hudhet në votim as rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përmes së cilës kërkohet shkarkimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se në sallën e Kuvendit janë vetëm 50 deputetë.
“50 deputetë janë në seancë duke marrë pjesë, kështu që shihemi një ditë tjetër kur të ju lajmëroj”, ka thënë ai.
PDK përmes rezolutës e cila u prezantua nga deputeti Ferat Shala, kërkon nga Kuvendi dhe kryeministri Albin Kurti që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, ministrja të shkarkohet.
“Duke u mbështetur përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit të Kosovës për të mbikëqyrur punën e Qeverisë, duke parë me shqetësim paaftësinë dhe dështimin e ministres Rozeta Hajdari për udhëheqjen dhe menaxhimin efikas të ministrisë, Kuvendit i kërkojmë dhe kryeministrit që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të marr vendim për shkarkim të ministres, Rozeta Hajdari”, ka deklaruar Shala.
Pas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës në rend të ditës ka pasur për trajtim dhjetëra pika tjera të papërfundura nga seancat e kaluara.
Për shkak të pjesëmarrjes së ulët të deputetëve në procesin e votimit, Kuvendi i Kosovës dje vendosi që ta shtyjë për sot (e enjte), emërimin e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).Por, për shkak të mungesës së kuorumit as sot nuk u emërua anëtari i Bordit të Ankesave të Mediave.
Në garë për pozitën e anëtarit të Bordit për Ankesa të Mediave janë Granit Mavriqi dhe Martin Komani.
Bordi i Ankesave për Media që nga 15 marsi i vitit 2021, ka mbetur jofunksional, pasi mungon njërin nga tre anëtarët.
Mungesa e ligjvënësve nëpër seanca ka pamundësuar disa herë votimin e pikave të papërfunduara ndonëse për to Kuvendi është mbledhur disa herë gjatë këtij sesioni.
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në New Jersey, u bëri ft...