Protesta e paralajmëruar për ditën e somte nga punëtorët e KEK-ut është shtyrë.
Kështu ka bërë të ditur Sindikata e KEK-ut me anë të një njoftimi, në të cilin thuhet se morën zotim se kërkesat e tyre do të realizohen, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, vendimi për shtyerjen e protestës është marrë kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut.
“Duke ju njoftuar për zhvillimet e fundit në lidhje me negociatat tona për ngritjen e pagave dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, kemi disa lajme të rëndësishme për të ndarë me ju”, thuhet në njoftim.
“Sot, pas një takimi të gjatë me kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut, kemi arritur në një marrëveshje që na jep shpresë dhe besim se kërkesat tona do të realizohen. Kryesuesi i bordit drejtues dhe menaxhmenti i KEK-ut është zotuar për të kryer kërkesat tona dhe ka premtuar se do të vazhdojë dialogun me sindikatat për të adresuar çështjet e punëtorëve në mënyrë të drejtë”, thuhet tutje.
Siç bën të ditur njoftimi, qëllimi i tyre është të hapet rrugë për dialog dhe zgjidhjen e kërkesave tona në një mënyrë të qetë dhe të drejtë
“Me këtë mendim dhe duke iu besuar zotimit të KEK-ut për të ndërmarrë veprime konkrete, kemi vendosur të shtyjmë protestën tonë të planifikuar për nesër më datën 7 nëntor 2023. Qëllimi ynë është të hapim rrugën për dialog dhe zgjidhjen e kërkesave tona në një mënyrë të qetë dhe të drejtë”.
Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar veprime sindikale nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.
“Megjithatë, është e rëndësishme që të kemi parasysh se këto janë premtime, dhe ne do të jemi të përgatitur për veprime sindikale nëse kërkesat tona të drejta dhe ligjore nuk realizohen në mënyrë të plotë. Do të vazhdojmë të jemi aktiv dhe do të ndërmarrim hapa të duhur për të mbrojtur të drejtat tona”, njofton Sinidikata.
Protesta ishte paraparë të niste nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...