Shtyhet për të premten raportimi i Muratit në Komisionin për Buxhet

14:30 | 21 Shkurt 2024
E.G

Për këtë shkak të takimit të ekzekutivit me kryetarë të komunave është shty raportimi i ministri të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023.

Kryetari i Komisionit Armend Muja, ka deklaruar se Ministria e Financave, ka njoftuar se Murati, nuk mund të marr pjesë në mbledhje, duke treguar edhe arsyet, ndërsa raportimi i tij do të mbahet të premten.

Me këtë rast Komisioni ka miratuar draft planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.

Deputeti i PDK, Mergim Lushtaku, ka kërkuar që në Komision të ketë një raport se si ka shkuar kompensimi i dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet.

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se për raportim do të duhet që të thirret Guvernatori i BQK-së./rtk/

Të ngjashme