Mungesa e dy të akuzuarve, Mërgim Lushtaku dhe Dardan Geci ka bërë që seanca fillestare për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK në vitin 2014 të shtyhet sërish.
Kryetari i trupit Gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shasivar Hoti mori vendim që për shkak të mugesës së dy të akuzuarve seanca të shtyhet për 24 nëntor, në ora 13:00, shkruan arbresh.info.
Gjyqtari Shasivar Hoti tha se i akuzuari Mergim Lushtaku ka qenë prezent në seancën e fundit më 25 shtator, dhe i njëjti është njoftuar në bazë të procesverbalit për datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj seance.
I njëjti sipas gjyqtarit Hoti nuk ka njoftuar dhe nuk ka treguar arsyen e mungesës. Ndërsa sa i përket të akuzuarit tjetër, Dardan Geci, sipas gjyqtarit, i njëjti ka munguar edhe në shqyrtimin e kaluar përkundër dërgimit të ftesës nga Gjykata.
Andaj sipas gjyqtarit në mungesë të kushteve ligjore, seanca e shqyrtimit fillestar nuk mund të vazhdoj.
Prokurori i EULEX-it, Romulo Mateus propozoi veçimin e procedurës penale për të pandehurit të cilët mungojnë sot në seancë.
“I propozoj gjykatës veçimin e procedurës për të dy të pandehurit, Mërgim Lushtaku dhe Dardan Geci’, tha Prokurori.
Gjyqtari tha se refuzon kërkesën e prokurorit për veçimin e procedurës penale ndaj Mërgim Lushtakut e Dradan Grecit.
Ndryshe seanca e parë kishte dështuar me 25 shtator të këtij viti, për shkaka të mungesës së pesë të akuzuarve, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku, Skender Tahiri, Rexhep Xhota dhe Bajram Dibrani.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.
Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani. Ndërsa Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria, shkruan arbresh.info.
Pjesë e kësaj aktakuze janë edhe Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.
Për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje akuzohen Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, dhe Fatmir Mjaku.
Ndërsa dy ish sh, Drejtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës Emrush Thaqi dhe Shemsi Hajrizi, bashkë me Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria
Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria./arbresh.info/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2