Google ADS

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

14:42 | 3 Prill 2021
L G

Kryesia e Kuvendit ishte paraparë të mblidhet sot në ora 14:30, mirëpo, arbresh.info mëson se mbledhja është shtyrë për në ora 15:00.

Bëhet e ditur se takimi do të mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mundësia e caktimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë sot gjatë ditës, ushtruesi i detyrës së Presidentit dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se, kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, përgjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Tutje, thuhet edhe se nuk do bëhet më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme