Në këtë proces të akuzuar për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje janë Ferdije Zhushi, si dhe Basri e Armend Muja, e Naim Braha për dhënie të ryshfetit.
Për shkak se gjyqtarja e rastit, Valbona Selimaj, ishte në një trajnim që ka të bëjë me krimet e luftës, është shtyrë seanca gjyqësore në rastin ku të akuzuar janë Ferdije Zhushi, Naim Braha, Armend dhe Basri Muja.
Shtyrjen e kësaj seance për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Në seancat e mbajtur më parë, te akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.
Ferdije Zhushi akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.
Bashkë me Zhushin, që ishte zyrtare në Agjencinë e Akreditimit, po akuzohet për të njëjtat vepra kolegu i saj nga kjo Agjenci, Basri Muja, ndërsa ish-punonjësi i UNDP-së, Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje, e Naim Braha për dhënie të ryshfetit.
Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj Agjencie.
Ferdije Zhushi-Etemi, e cila ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim, dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit të kaluar, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.
Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës i UNDP-së, u arrestuannë nëntor të vitit të 2014.
Igli Hasani nga Greqia: Përfundimi i negociatave teknike me ...
Interpol arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit ...
Gjermania shënon rënie të suficitit tregtar, bien ndjeshëm e...
Limaj kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve: Unë i ...
Totaj në garë për Prizren: Gjithsesi do të kandidoj, me gjas...
Bllokada politike në Kosovë, Reeker: Është vërtet turp, popu...