Për shkak të mungesës se deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, është shtyrë seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku e njëjta bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes Drita Millaku dhe Salih Zyba po akuzohen se në mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës.
Ministri Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e LVV-së, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Lidhur me mungesën e të akuzuarës Pacolli-Dalipi, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj tha se nëse e njëjta mungesën e sotme nuk e ka arsyetuar, ndaj saj për seancën e radhës do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.
Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarës Pacolli-Dalipi, i caktuar sipas detyrës zyrtare, avokati Lavdrim Salihu tha se e njëjta paraprakisht e ka njoftuar gjykatën përmes emailit se nuk mund të jete prezent në këtë seancë, duke mos dhënë detaje tjera për arsyen e mungesë së saj.
Në këto rrethana, seanca e sotme u shty.
Të pranishëm në seancë ishin ministri Sveçla dhe deputetët Millaku dhe Zyba.
Edhe seanca e fundit për këtë rast e caktuar më 6 shkurt të këtij viti ishte shty në mungesë të të akuzuarës Millaku.
Ndryshe, në tetor të vitit 2021 kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Rexhepi.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.
Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.
Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj