Është shtyrë për një ditë tjetër ceremonia e betimit të grupit të parë të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e paraparë të mbahej nesër.
Burimet e Indeksonline brenda presidencës kanë konfirmuar për Indeksonline shtyrjen e kësaj ceremonie për arsyeje teknike.
Indeksonline ka mësuar se nesër para presidentit është dashtë të betohen shtatë anëtarët e parë të KQZ, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Lëvizja Vetëvendosje dhe katër nga minoritetet.
Deri më tani Presidenti Thaçi ka emëruar vetëm kryetaren, Valdete Daka dhe me betimin e grupit të parë, KQZ do të ketë 8 anëtarë. Ndërsa për tre të tjerët duket se do të pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese.
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...