Njoftohen të gjithë OJQ-të e Komunës së Rahovecit, se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në komunën e Rahovecit, ka vendosur që të zgjasë afatin për aplikim për Thirrjen Publike për aplikim për subvencione për Kulturë dhe Rini me Nr.Prot., si dhe në Sport me Nr.Prot. të dates 04.03.2022.
Afati i fundit për aplikim në Thirrjen Publike zgjatet deri më datë: 01.04.2022, në ora 16:00h.
Ky njoftim ka ardhur për disa arsye dhe atë:
1. Numrit të madh të të interesuarve për të aplikuar,
2. Moskompletimit të dokumentacionit nga ana e OJQ-ve.
Duke marrë parasysh arsyet e përmendura më lartë, si dhe dhënies së mundësisë për të gjitha OJQ-të që të aplikojnë për subvencionet në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, u vendos për zgjatjen e afatit për aplikim në Thirrjen Publike në Kulturë dhe Rini me Nr. Prot.706, dhe në Thirrjen Publike në Sport me Nr.Prot. 705, të datës 04.03.2022./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...