Shtyhet afati për regjistrim të deputetëve (VIDEO)

14:17 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë deri të hënën afatin për regjistrimin e deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, dhe deri më tani janë regjistruar 108 deputetë.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Shërbim të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ky vendim ka ardhur pasi ende nuk janë regjistruar të gjithë deputetët për shkak se një pjesë e tyre ndodhen jashtë vendit.

Në mesin e atyre që nuk janë regjistruar deri më tani është edhe i nomimuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë për Arbresh.info, se Kurti ndodhet jashtë vendit.

Sot, deri në këtë kohë janë regjistruar 20 deputetë, ndërkohë që në dy ditët e para numri i të regjistruarve ka qenë 88./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme