Google ADS

Shtyhet afati për bursa në komunën e Prishtinës

16:50 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se konkursi për 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës për vitin akademik 2018/2019 është shtyrë deri më 11 janar.

Afati ishte paraparë të mbyllet me 1 janar, pas publikimit të tij me 24 dhjetor të vitit 2018.

Ky afat ishte i hapur 15 ditë dhe aplikacionet duhet të dorëzohen në sportelet e katit përdhese të Komunës së Prishtinës, çdo ditë pune.

Komuna nuk ka bërë të ditur arsyet e shtyrjes së këtij konkursi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme