Shtyhen edhe për 30 ditë masat emergjente për furnizim me energji

18:02 | 28 Tetor 2022
K.B

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se duke pasur parasysh situatën dhe që çmimet e importit mund të rriten ministria që ajo drejton parasheh se për 30 ditë mund të ketë shtyrje të masave emergjente.

“Duke pasur parasysh se situata mund të përkeqësohet dhe çmimet e importit mund të rriten ministria e ekonomisë parasheh se për 30 ditë mund të ketë shtyrje të masave emergjente”, tha ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme