Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë për dy muaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ekziston rreziku që regjistrimi të mos bëhet fare këtë vit, shkruan Arbresh.info.
“Dështimi i Qeverisë për të filluar regjistrimin e popullsisë, rikonfirmon edhe një herë paaftësinë e thellë e cila tashmë është bërë sinonim i çdo veprimi nëpër të gjithë sektorët e shtetit. Fillimisht, e shtynë këtë proces nga viti i kaluar, ndërkaq, tash, nga 1 shtatori kur është dashur të filloj, e shtyen përsëri për disa muaj. Në fakt, rreziku është që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit, e Kosova të lihet pa statistika legjitime dhe tejet të rëndësishme.”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai ka listuar disa arsye, se pse po shtyhet sipas tij, regjistrimi i popullsisë.
“E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje.
E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësja qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë.
E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencionin e Statistikavë të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë.”, tha kreu i PDK-së.
Sipas Krasniqit, regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve të mirëfillta dhe afatgjata qeverisëse, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të punojë urgjentisht që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë sa më parë.
“Pa statistika s’ka planifikim. Pa planifikim s’ka progres! Por, fatkeqësisht, ne kemi nje Qeveri që punon edhe pa plan edhe pa program.”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...