Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa konkret në shtrirjen e sovranitetit në të githë territorin dhe shuarjen e strukturave paralele e jo këto dy çështje të jenë pjesë e debateve.
Kështu u tha sot në konferencën e Institutit Demorkatik të Kosovës gjatë së cilës u prezantuan rezultatet e sondazhit të tretë për Dialogun Kosovë – Serbi në 6 vite.
Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë që Kosova ka arritur të shtrijë sovranitetin në të gjithë territorin dhe po ashtu nuk besojnë se janë shuar strukturat palalele, shkruan arbresh.info.
“51,1 për qind vlerësojnë se edhe pas 6 vitesh të dialogut nuk ka arritur Kosova që të shtrijë sovranitetin në veri të vendit, 26 për qind vlerësojnë se Kosova ka arritur të shtrijë sovranitetin në disa fusha dhe 17 për qind nuk e dijnë nëse ky proces është duke ndodhur apo jo”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se 48.2 për qind e qytetarëve vlerësojnë se strukturat paralele nuk janë shuar, 29,7 besojnë që janë shuar vetëm një pjesë e tyre ndërkaq vetëm 4.2 për qind e tyre besojnë janë shuar.
Sipas saj edhe sa i përket marrëveshjes për Drejtësinë e cila ka të bëjë me integrimin e gjykatave në veri në Gjykatat e Kosovës, qytetarët nuk besojnë që ajo ka arritur të zbatohet.
Ndërkaq sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Krasniqi ka thënë se 46.1 për qind vlerësojnë se formimi i këtij asociacioni do të ndikoj negativisht në raportet ndëretnike.
KDI ka rekomanduar institucionet e vendit pas këtij sondazhi që të jenë më transparente dhe gjithpërfshirës sa i përket dialogut me Serbinë.
Po ashtu rekomandohet që të veprohet konkretisht në shtrirjen e sovranitetit dhe shuarjen e strukturave paralele serbe.
Sondazhi i KDI-së është realizuar me qytetarë nga 3 deri më 16 mars të këtij viti në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...