Shtrenjtohet benzina, çmimi i naftës mbetet i pandryshuar

10:04 | 29 Tetor 2022
K.B

Ministria ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës.

Siç shihet, nafta ka mbetur e pandryshuar në çmim sa i përket krahasimit me ditën e djeshme, pra 1 euro e 73 centë.

Teksa benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1 euro e 40 centë sa ishte, është bërë 1 euro e 41 centë.

Gasi ndërkaq po shitet në çmimin 0.72 cent. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme