Shtrenjtohen biletat e autobusit për relacionin Prishtinë-Prizren

17:28 | 11 Mars 2022
L G

Rritjes së çmimeve nuk iu kanë shpëtuar as kompanitë e autobusëve në Kosovë.

Bileta e autobusit në relacion Prishtinë-Prizren nga 4 euro është ngritur në 5 euro, ndërsa për studentë nga 3 euro sa ishte deri të enjten, nga sot (e premte) bileta kushton 4 euro, shkruan arbresh.info.

Portali ka siguruar çmimoren e biletave të udhëtimit nga Prishtina në Prizren dhe anasjelltas.

Ndryshe, më herët ishte paralajmëruar ngritja e çmimit të biletave edhe nga Kompania “Sharr Travel” e cila kishte njoftuar se çmimi i biletës për relacionin Gjakovë – Prishtinë tash e tutje do të jetë 5 euro.

Kjo ngritje e çmimit të biletave vjen si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve./arbresh.info/

Të ngjashme