Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Pacolli ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.
“Është vetëm mashtrim, në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore, këto mungojnë në Kosovë, më trego dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer, më trego sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarë dhe sa u rrit shporta për konsumatorin, është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë”.
“Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë