Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sërish ka paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për 14 për qind.
Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.
“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërrua në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind. Ne duhet edhe një herë t’i shqyrtojmë komentet, pasi t’i shqyrtojmë ato dalim me përgjigje ndaj këtyre komenteve me një raport final edhe pastaj shndërrohet në vendim”, ka deklaruar kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu duke shtuar se janë në pritje të komenteve nga institucionet dhe organizatat relevante me qëllim që të merret vendimi.
Lidhur me këtë paralajmërim, Zyra e Presidencës së Kosovës ka rekomanduar që të shmanget rritja e tarifave.
Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi, që i është dërguar ZRRE-së, Presidenca thekson se ky vendim mund të ketë ndikim socio-ekonomik dhe barrë për qytetarët, veçanërisht grupet e cenueshme.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socio-ekonomik të një vendimi të tillë dhe për barrën që një vendim i tillë do t’i shkaktonte qytetarëve e në veçanti grupeve më të cenueshme të shoqërisë, si pensionistët, nënat vetushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara”, thuhet në dokument.
“ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, vijon ZPRK-ja.
Presidenca rekomandon që para marrjes së këtij vendimi nga ZRRE-ja, të shqyrtohet mundësia e subvencionimit, me qëllim që të shmanget rritja e serishme e tarifave.
“Në këtë drejtim do të mund të kontribuonte edhe pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së për Kosovën përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro për të ndihmuar me përballje me krizën energjetike. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti”, kërkon Presidenca.
Presidenca rekomandon që para marrjes së këtij vendimi nga ZRRE-ja, të shqyrtohet mundësia e subvencionimit, me qëllim që të shmanget rritja e serishme e tarifave.
“Në këtë drejtim do të mund të kontribuonte edhe pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së për Kosovën përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro për të ndihmuar me përballje me krizën energjetike. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti”, kërkon Presidenca.
“Andaj, ZPRK-ja, rekomandon që përpara marrjes së një vendimi final, të shqyrtohet seriozisht mundësia e subvencionimit, duke shmangur nevojën për një vendim të ri të ZRRE-së, i cili do të rezultonte me rritje të serishme të tarifave në vendin tonë”, përfundon ZPRK-ja.
Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve