Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, gjatë ditës së mërkurë, ka konfirmuar një rast pozitiv në Influencën A.
Ata kanë dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura ku ka shumë njerëz dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina, raporton KTV.
Sipas Institutit të Shëndetësisë, janë 29.148 raste të infeksioneve respiratore akute, 17.119 raste të dyshimta me grip dhe 16 raste të rënda respiratore akute.
Por, në qendrat e mjeksisë familjare thonë se nuk janë përballur me raste të tilla.
Disa qytetarë e shohin si grip më të lehtë këtë aktualin.
Aktualisht, situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...