Po shtohet numri i deputetëve të koalicionit qeverisës LDK-PDK-Lista Serbe që mbështesin iniciativën e Grupit Parlamentar NISMA për Kosovën, për mocion votëbesimi ndaj qeverisë aktuale në krye me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Shefja e GP të NISMA, Valdete Bajrami, thotë për Arbresh.info se iniciativës po i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të koalicionit, përveçatyre që tashmë janë deklaruar.
“Kemi informata e mbështesin edhe disa deputetë të koalicionit, përveç atyre që janë deklaruar tashmë”, shprehet Bajrami.
Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se çdo iniciativë për të ndryshuar gjendjen qeverisëse në vend, duke përfshirë shkarkimin e qeverisë së sotme, AAK-ja do ta mbështesë.
“Në ketë rast një ide për një mocion mosbesimi për qeverinë Mustafa ka ardhur nga partneri ynë i koalicionit parazgjedhor, NISMA dhe ne e mbështesim ketë ide. Është nevojë urgjente që Qeveria e sotme të shkojë nga pushteti, jo pse po e kërkon opozita, por sepse këtë po e kërkojnë qytetarët dhe është jetike që ti kthehet vendimmarrja atyre që janë sovran i Kosovës, e pastaj ata përmes votës së tyre do të legjitimojnë një qeveri me kredibilitet e të guximshme për të marrë vendime që shkojnë në dobi të se ardhmes së Kosovës, mbrojtës së qytetarëve, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë ai.
Donika Kadaj-Bujupi nga LVV ka thënë se ka kohë që Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kësaj Qeverie dhe se LVV do të veprojë edhe sot në shkarkimin e kësaj Qeverie.
“LVV ka dy vite qe kërkon dorëheqjen e kësaj Qeverie e cila humbi legjitimitetin me datën 23 dhjetor te vitit 2015 kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se kryeministri është shkelës i Kushtetues meqë ka nënshkruar marrëveshje kundër kushtetuese. Sot po ashtu do të veprojmë në shkarkimin e kësaj Qeverie e cila edhe kështu është jofunksionale dhe e dëmshme”, deklaroi ajo për Arbresh.info.
Por nuk janë vetëm partitë opozitare AAK dhe LVV që mbështesin këtë mocion. Deputeti nga PDK, Nait Hasani ka thënë për portalin Arbresh.info se do t’i bashkohet këtij mocioni.
“Kushdo që bie mocion për rrëzimin e Qeverisë unë do ta mbështesë”, ka thënë Hasani.
Ndërsa deputetit nga LDK-ja, Armend Zemaj në një deklaratë për portalin Arbresh.info tha se kjo iniciativë e partisë opozitare NISMA është më shumë për konsum politik sesa që është e arsyetuar.
“Është iniciativë opozitare, për kohën në të cilën kërkohet më shumë është për konsum politik se sa që është e arsyetuar, sidomos pasi që shkuarja në zgjedhje të parakohshme kërkon një koncenzus të gjerë politik. Andaj jo unë po nuk besoj që asnjë deputet i LDK-së i bashkohet këtij mocioni opozitar”, ka thënë ai.
Ndërsa nga koalicioni qeverisës, haptazi dorëheqjen e qeverisë e kanë kërkuar edhe deputetët e PDK-së, Shukri Buja e Shaip Muja./Valdete Berisha/Arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...