Shtohet numri i aksidenteve me fatalitet

20:42 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Pavarësisht mobilizimit të Policisë së Kosovës rreth sigurisë në komunikacion, numri i aksidenteve nuk ka të ndalur, e kohët e fundit edhe me fatalitet, ku krahasuar me periudhën janar-korrik 2016-2017 ka shënuar rritje.

Ekspertë të kësaj fushe dhe zyrtarë institucionalë thonë se ndryshimi i Ligjit për Siguri në Komunikacion nuk i ka dhënë rezultatet e pritshme.

2017 është viti më i rëndë për ngasësit e veturave në vend. Që nga përfundimi i luftës nuk kanë ndodhur aksidente me fatalitet sikur në këtë vit.

Tre muajt e fundit ku dhjetëra shqiptarë humbën jetën në rrugët e Kosovës, kanë detyruar zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, policisë së Kosovës por edhe ekspert të komunikacionit që në detaje të analizojnë këtë fenomen që në vitet e shkuara ishte dukshëm më i vogël.

Burim Krasniqi nga ministria e Infrastrukturës tha për RTK se në bazë të analizave dhe studimeve që kanë bërë kanë gjetur shkaktarin kryesor të numrit kaq të madh të aksidenteve që kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas Krasniqit nuk ka ndonjë rrugë apo magjistrale e cila është identifikuar si vendi ku më së shumti kanë ndodhur aksidentet, por që sipas tij ato kanë ndodhur nëpër shumicën e rrugëve të vendit.

Ndryshimi i ligjit për siguri në komunikacion nga i cili janë nxjerr edhe tri ligje të reja në mënyrë që të zvogëlohen aksidentet, siç është ai për patentë shofer, ligji për rregulla në trafik dhe ai për automjete, sipas këtij zyrtari nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

Por eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka identifikuar diçka krejt tjetër e që sipas tij po çojnë në numrin kaq të madh të njerëzve që po humbin jetën në rrugët e Kosovës.

Përveç këtyre Dedaj tha se edhe tri ligjet e reja për komunikacion që janë në fuqi nuk janë të përshtatshme për rrugët dhe rrethanat në vend. Dedaj shtoi  se ato vetëm janë përkthyer nga shtetet e ndryshme të BE apo edhe ato fqinje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme