Google ADS

Shtohet fluksi i automjeteve në dalje të pikave kufitare, pritje deri në 4 orë

15:47 | 16 Gusht 2024
KRG

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë rritur ndjeshëm dhe nuk po tregojnë shenja uljeje.

Në pikën kufitare të Merdarit, situata është veçanërisht e ngarkuar, ku pritjet për të kaluar kufirin arrijnë deri në katër orë, përcjell Arbresh.info.

Kolonat e automjeteve në këtë pikë kufitare janë të gjatë deri në dy mijë metra.

Sipas raportimeve nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata në pikat e tjera kufitare është gjithashtu e ngarkuar.

Tek Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në një orë e gjysmë, Po ashtu, në pikën kufitare të Mutivodës, pritjet arrijnë deri në një orë.

Megjithatë, në pikat e tjera kufitare, fluksi i pritjeve është më i ulët.

Në këto pika, pritjet maksimale janë deri në 20 minuta, duke ofruar një lehtësim të ndjeshëm për ata që udhëtojnë në këto zona.

Kjo rritje e pritjeve ka shkaktuar shqetësime tek udhëtarët dhe autoritetet kufitare janë duke u përpjekur të menaxhojnë situatën sa më mirë që të jetë e mundur për të parandaluar bllokimet e mëtejshme dhe për të përmirësuar kalimin nëpër kufijtë e Kosovës.

Të ngjashme