Qentë e macet është në trend të adaptohen dhe të marrin trajtimin e duhur nëpër vendet dhe njerëzit adekuat.
Nga viti në vit kosovarët kanë filluar të jenë më të kujdesshëm ndaj kafshëve.
Të paktën kështu thotë mjeku veterinarë, Selatin Mjeku.
“Ne ofrojmë nga këshillat veterinare deri te ndërhyrjet kirurgjikale”, ka thënë Mjeku për arbresh.info.
E sikurse të gjithë ata që jetojnë edhe këto kafshë kanë probleme të ndryshme shëndetësore.
Mjeku për arbresh.info, tregon se si bëhet një operim tek këto kafshë dhe sa mund të zgjas një intervenim kirurgjik.
“Ne kryejmë edhe intervenime në inde të buta. Lidhur me intervenimet kirurgjikale se dimë sa zgjat por zakonisht nga 30 minuta deri në 6 orë”.
Kujdesi ndaj këtyre kafshëve që tashmë janë bërë pjesë e një numri të madh të familjeve, është sikurse i foshnjave të porsalindura.
Edhe këto kanë fazat e vaksinimit në periudhën e parë të jetës së tyre.
“Familja që don me marr një kafshë merr informacionet më herët. Bëhet vaksinimi në periudha të ndryshme”.
E nga viti në vit, qytetarët kanë filluar të kujdesen edhe për kafshët pa përkujdesje dhe të lënë në rrugë.
Mjeku tregon rastet kur qytetarë të ndryshëm bien në ordinancën e tij kafshët endacake për t’i trajtuar.
“Është rrit numri i atyre personave që janë duke marr kafshët e ndryshme pa përkujdesje dhe i bien këtu pasi i trajtojmë i mjekojmë ata kujdesen me i ushqye”.
E në këtë periudha kur vendi po përballet më pandeminë Covid-19, mjeku veterinar në intervistë tregon nëse deri tash ka pasur ndonjë kafshë të infektuar më këtë virus./V.Selimi/arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League