Disidenti egjiptian, Mohammed Ali në mesazhin e tij në Facebook kërkon që njerëzit të dalin në grupe.
Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë në jug të vendit.
Biznesmeni dhe disidenti egjiptian, Mohammed Ali, i cili jeton në Spanjë bëri thirrje për tubim në të gjitha sheshet egjiptiane, veçanërisht në sheshin Tahrir në Kajro, i cili u bë qendër e protestave të “Pranverës Arabe 2011”.
Ai i dha emrin “E Premtja e Fitores”.
“Protestat në Sheshin Tahrir do të transmetojnë zërin e egjiptianëve të zemëruar në botë, ndryshe nga protestat në fshatra dhe qytete”, tha Ali në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Aktivistët shkruan në Twitter “Friday of Victory for Egyptians” (E Premtja e Fitores për Egjiptianët) për të rritur ndërgjegjësimin.
Ndërkohë, autoritetet egjiptiane lëshuan një alarm sigurie të enjten për të shtypur protestat e radhës.
Fondacioni Arab për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AFSS), një organizatë humanitare që ka monitoruar protestat, ka dokumentuar 164 protesta në 14 nga 27 rajone nga 20-27 shtator në të cilat qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijët janë arrestuar.
Grupi tha se arsyeja për valën e protestave është mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje.
Një raport i publikuar nga grupi thekson më tej se arsye të tjera për zemërimin e popullatës janë nacionalizimi i vazhdueshëm i partive, sindikatave dhe shoqërisë civile, liria e kufizuar politike, dominimi i agjencive shtetërore mbi parlamentin dhe burgosja e vazhdueshme e mijëra të burgosurve politikë dhe përkeqësimi i standardit të jetesës.
Në shtator të vitit të kaluar, Ali bëri thirrje për protesta masive kundër regjimit, duke rezultuar me mijëra protestues që u mblodhën në disa qytete të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013 pasi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi, në një grusht shteti ushtarak./AA/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I