Shtohen rastet e raportimit në Polici të dhunës në familje

08:59 | 7 Dhjetor 2021
S D

Dhuna në familje mbetet problem kryesor në shoqërinë tonë, e ndërkaq rastet e vetëdijesimit të femrave janë shtuar pasi që ato vetëm se kanë filluar ti raportojnë këto raste në polici, shkruan arbresh.info.

Raste të ndryshme të dhunës ën familje janë raportuar në 24 orët e fundit.

  • Prizren 06.12.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 7-fishekë, ku është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

  • Suharekë 06.12.2021 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

  • Suharekë, 06.12.2021 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Prishtinë 06.12.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme