Ushtarët e KFOR-it kanë realizuar patrullime të shtunën në vijën kufitare Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe në forcimin e stabilitetit rajonal.
“Sot, ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrullime përgjatë vijës kufitare. Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim
.Gjatë ditës, KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të Kompanisë Bullgare të Manovrimit kanë realizuar patrullime në komunën e Leposaviqit.
Sipas njoftimit të bërë në Facebook, patrullimet janë kryer nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të KFOR-it. Ky njoftim thekson se këto patrullime janë të rregullta dhe janë pjesë e rutinës së përditshme të misionit.
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
KFOR-i dhe policia ushtarake zvicerane zhvilluan trajnime pë...