Ka shënuar rritje numri i qytetarëve të cilët ankohen ndaj bankave. Në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) mbi 300 qytetarë kanë drejtuar ankesat e tyre ndaj bankave komerciale, shkruan EkonomiaSot.
Ky institucion, përkatësisht Divizioni për Ankesa gjatë këtij viti ka pranuar mbi 700 ankesa, gjysma e këtyre ankesave ishin nga qytetarërt të cilët patën ankesa për bankat në vend.
“Mbi 300 qytetar nga data 1 janar – 29 tetor 2018, Divizioni i Ankesave në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar 739 ankesa nga të cilat 355 kanë qenë ndaj Bankave Komerciale”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Numri i ankesave të qytetarëve ka shënuar rritje, pasi qytetarët janë më të informuar mbi të drejtat e tyre thonë në BQK.
Qytetarët më së shumti janë ankuar për çështje të cilat lidhen me produktet kreditore.
E lidhur më këtë në BQK thonë se kanë marrë masa ndaj bankave, varësisht nga natyra e shkeljes që ato kanë bërë ndaj klientëve të tyre.
“Në funksion të zbatimit të Ligjit për Banka, IMF dhe IFJB si dhe rregulloreve bankare, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ndërmerr masa administrative ndëshkimore që mund të vjen edhe nga ankesat e klientëve apo edhe nga ekzaminimet e bëra në këto institucione. Në kontekst, janë marrë masa ndaj bankave, IMF-ve dhe IFJB-ve, varësisht nga natyra shkeljes, ndjeshmërisë, përsëritjes dhe dëmit që mund t’i jetë shkaktuar klientëve”.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin