Aksidentet me fatalitet janë rritur dukshëm në rrugët e Kosovës. Fluksi i madh i automjeteve në rrugë dhe moskujdesi i vozitësve po shkaktojnë aksidente të shumta që po përfundojnë me fatalitet. Policia bënë apel që të përshtatet shpejtësia me rrugët dhe të rritet kujdesi gjatë vozitjes.
Vetëm gjatë qershorit janë evidentuar 15 aksidente me fatalitet në rrugët e vendit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se këtë vit është rritur numri i aksidenteve me fatalitet dhe me të lënduar.
Rritja e aksidenteve po vërehet edhe në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i saj, Basri Lenjani, thotë se dukshëm është më i madh numri i pacientëve me lëndime nga aksidentet nga e gjithë Kosova.
Lenjani i bën thirrje stafit mjekësor emergjent, por edhe komunitetit që qëllojnë në vend të ngjarjes që të japin në mënyrë profesionale ndihmën e parë, duke shtuar se është jetike për të lënduarit.
Sipas Policisë, ndër shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia e madhe, përdorimi i telefonit celular, substanca të ndryshme të përdorura gjatë vozitjes, mospërshtatja e shpejtësisë me rrugët dhe numri i shtuar i automjeteve për shkak të sezonit të verës.
Për të parandaluar aksidentet, Policia ka marrë masat për shtimin e patrullave.
Në rrugët rajonale dhe autostradë, sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha tashmë ka nisur zbatimi i planit operativ për shtim të patrullimit, si dhe janë duke zhvilluar aktivitete sensibilizuese.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...