Një person është arrestuar pasi në oborrin e një lokali afarist në Prishtinë ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të armës së zjarrit, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është intervistuar në lidhje me rastin, dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar.
“Prishtinë 25.11.2023-00:34. Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje