Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj pasi që i njëjti me datën 25.02.2024 në rrugën “Wesly Clark” kishte kanosur një person dhe kishte shtënë me armë zjarri në korridorin e një lokali, duke shkaktuar dëme materiale.
I dyshuari, pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, përcjell Arbresh.info.
“Pas një pune intesive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 05.03.2024 të arrestojnë të dyshuarin M.A ( M/K), i moshës 27 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale përdorimi i armës së zjarrit dhe kanosje”, thuhet në njoftim.
I dyshuari M.A është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...