Një person 46-vjeçar është arrestuar mbrëmë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Noredime e Epërme të Ferizajt.
Të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info/
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot