Një person është arrestuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Fsh. Vaganicë, Mitrovicë / 08.09.2024-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy gëzhoja. Pas intervistimi me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë ssë Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...