Shtiu me armë pas një konflikti verbal, arrestohet i dyshuari në Gjilan

11:20 | 25 Korrik 2023
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin N.M në fshatin Goshicë të komunës së Vitisë, i cili dyshohet se pas një konflikti verbal me viktimën B.B ka shtënë me armë në drejtim të pacaktuar.

Sipas njoftimit të Policisë, askush nuk është lënduar ndërkaq të dyshuarit i është konfiskuar “një (1) armë e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator, pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një (1) predhë dhe një (1) gëzhojë si provë materiale për gjykatën.”, shkruan Arbresh.info.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ,”Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komunikata e Policisë:

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar informacion se në fshatin Goshicë pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (viti i lindjes 1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një (1) armë e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator, pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një (1) predhë dhe një (1) gëzhojë si provë materiale për gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti është dërguar prokurorin e shtetit./Arbresh.info.

Të ngjashme