Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë zjarri në Kaçanik të Ferizajt
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se përgjatë një ahengu familjar, dikush ka shtënë me armë zjarri.
“Policia e stacionit në Kaçanik sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Demush Bilalli” në Kaçanik, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.Ekipe të policisë i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të kësaj rruge, ku kanë identifikuar të dyshuarin L.L(M/K) i moshës 39 vjeçar, tek i cili është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore./Arbresh.info/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...