Mbrëmë është arrestuar një person në Mitrovicë pasi është vet-dorëzuar në polici i cili dyshohet se është përfshirë në veprën penale “vrasje në tentativë”.
Siç njofton policia, i dyshuari me datën 20 janar 2023 në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, dyshohet se nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit i cili është goditur me dy predha, përcjell arbresh.info.
Në këtë ngjarje nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Në orët e mbrëmjes së datës 25 janar 2023, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet- dorëzuar në polici.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person