Shtirej si policë në Prizren, arrestohet i dyshuari

08:38 | 15 Tetor 2022
K.B

Një person është arrestuar pasi ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe kishte vënë në lajthitje tri persona duke ua marr nga 2.000 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24.09.2022 në rrugën “Ibrahim Thaçi”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme