Shtime, votuesit në “Bajram Curri” zhvendosen në “Emin Duraku”

15:40 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për ndryshim të lokacionit të një qendre të votimit në Komunën e Shtimes.

Qendra e Votimit 2210e në shkollën “Bajram Curri” është zhvendosur në shkollën “Emin Duraku”, në Shtime.
Ky vendim vjen me kërkesë të Komisionit Komunal Zgjedhor, për shkak se nuk i plotëson kushtet elementare për mbajtjen e procesit zgjedhor, shkruan arbresh.info.
“QV 2210e Shkolla e mëparshme “Bajram Curri” me lokacion në Topille, e cila ka sherbyer si Qender e Votimit ne Zgjedhjet Parlamentare 2014 tanime nuk ploteson as kushtet elementare për rnbajtjen e procesit të votimit,” thuhet në arsyetimin e KKZ./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme